Deputeti i VV’së, Mefail Bajqinovci, ka thënë se vjedhja e 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit është krim i organizuar. Ai ka thënë se një person i vetëm nuk ka mundur të kryejë këtë proces.
“Nuk ka mundur të ndodhë vetëm. Vetëm për tu kryer një proces duhet së paku pesë nënshkrime. Varet a funksionin sikur agjenci apo cka. Duhet një sekretar, një person i autorizuar e tre të tjerë që të ndodhë një transaksion i tillë”, ka thënë ai në emisionin dPT te Fidani në T7.
“Vjedhja e 2 milionëve nuk ka mund të bëhet nga një person, ky është krim i organizuar Ky është krimi më i madh që i ka ndodhur shteti, as vjedhja në dhomën e dëshmive nuk ka qenë kaq e madhe. Këtu kanë dështuar shumë persona. Ministri, auditori, sekretari i përgjithëshm dhe kryeministri”, shtoi ai.
Tetë zyrtarë policorë dekorohen me “Medalje për shpëtim jete...
Kurti shpreh mirënjohje për ushtarët amerikanë në Ditën Përk...
Para Bajramit, Bashkësia Islame gëzon 76 jetimë me nga 100 e...
Tramvaji del nga shinat në Beograd, 13 të plagosur mes tyre ...
Rama në Bruksel për Konferencën e 8-të Ndërqeveritare me BE-...
Irani konfirmon përparimin e bisedimeve me SHBA-në, por moho...