Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka thënë se shteti i Kosovës pothuajse i ka harruar qindra familje shqiptare nga Mitrovica e Veriut të cilëve nuk po u lejohet kthimi e as rindërtimi i shtëpive të tyre atje.
Përmes një postimi në Facebook, Bajqinovci ka bërë të ditur se ka vizituar banorët shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, të cilët siç tha ai “përkundër diskriminimit dhe dhunës sistematike nga serbët dhe mosmbështetja e shtetit të Kosovës, kanë qëndruar stoikisht në shtëpitë̈ e tyre”.
“Sot në cilësinë e deputetit vizitova veriun e Mitrovicës për t’i takuar banorët shqiptarë, duke filluar me lagjen e Boshnjakëve, ndërtesat tek shkolla e mesme teknike, Kodrën e Minatorëve, Tre Rrokaqiejt, dhe në fund pimë̈ kafe në ëmbëltoren e njohur të qytetit “Pelivan” duke e shëtitur gjithë qytetin e veriut. Gjatë kësaj ecje tri orëshe nëpër veriun e Mitrovicës, bashkëbiseduam me banorët shqiptarë të cilët përkundër diskriminimit dhe dhunës sistematike nga serbët dhe mosmbështetja e shtetit të Kosovës, kanë qëndruar stoikisht në shtëpitë̈ e tyre”, shkruan Bajqinovci.
Deputeti i LVV-së tha se “Sot në Mitrovicën e Veriut janë me qindra shtëpi të rrënuara, djegura dhe banesa të uzurpuara të shqiptarëve të cilëve nuk ju lejohet kthimi si dhe rindertimi i tyre, shteti i Kosovës pothuajse i ka harruar qytetarët shqiptarë në veri të Mitrovicës”.
“Para lufte, kjo pjesë e qytetit i kishte mbi 60% shqiptarë, ndërsa sot janë̈ rreth 12%. Serbia po ja arrin ngadalë ta ndryshojë strukturën demografike në këtë̈ pjesë të Kosovës”, shprehet ai.
ZRRE bën thirrje për kursim të energjisë
BQK: Asetet e bankave në Kosovë arritën në 9.22 miliardë eur...
Dasma në Gazë që u kthye në tragjedi
KQZ-ja mban mbledhje, ky është rendi i ditës
Incident i pazakontë: Shqiponja rrëmben një dron në fluturim...
LDK mban sot tubimin përmbyllës të fushatës në Pallatin e Ri...