Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Mefail Bajqinovci, tha se qeveria realizoi premtimin që e ka dhënë në fushatë duke e hequr taksën dhe duke vendosur reciprocitetin.
” Sot Qeveria e kryeministrit Kurti, realizoi edhe një premtim të madh parazgjedhor e që është ai i heqjes së tarifës dhe vendosjen e masave të reciprocitetit politik, ekonomik dhe tregtar me Serbinë, në mënyrë graduale. Nga sot, diskriminimit 20 vjeçarë që, shtetas të Republikës së Kosovës dhe shqiptarët e Luginës së Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës ju kanë nënshtruar vijimësisht, vendi ynë do të ju përgjigjet me të njëjtat masa “.
Bajqinovci shtoi se kjo do të prodhojë efektin e dëshiruar.
“Jemi të bindur se kjo do të prodhojë efektin e dëshiruar për të gjithë ne, pra që lejet e punës, diplomat e shkollimit dhe certifikatat e aftësimit professional do të njihen edhe atje. Kosova dëshiron marrëdhënie të mira fqinjësore por asnjëherë kjo nuk mund të bëhet në raporte asimetrike të sjelljes “.
https://www.facebook.com/mefail.bajqinovci/posts/10222341789514786
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar