Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka thënë se sondazhet po tregojnë se ky subjekt i vetëm në zgjedhjet e reja do t’i fitojë mbi 61 deputetë.
Sa i përket koalicione me partitë tjera, ai ka shprehur mendimin e tij, por edhe ka komentuar një deklaratë të kolegut të tij, Glauk Konjufca, ku vihet në shprehje një bashkëpunim ose jo me PDK-në.
“Jo, Konjufca nuk ka thënë se bëjmë koalicion me PDK. Ka thënë pak më ndryshe: Nuk përjashtohet asnjë mundësi, të gjitha partitë janë të barabarta. Por nuk ka thënë është PDK… PDK do të jetë e fundit”, është shprehur ai në Klan Kosova.
Ai ka shtuar se mund të mos jetë fare e nevojshme lidhja e koalicionit.
“Nuk do të ketë koalicion me PDK dhe AAK sepse do të fitojmë shumicën parlamentare. Të vetmin koalicion që do ta bëjmë është me Vjosa Osmanin. Me askënd tjetër, sepse s’do të kemi nevojë. Me çdo sondazh VV del më mbi 61 deputetë”.
Bajqinovci është shprehur se Presidenti i ri i vendit do të zgjidhet sapo të zgjidhet Qeveria, e për të cilin ka thënë se ka gjasë të jetë një kandidat konsensual.
Policia me urdhër operativ për zgjedhjet, publikon numrat ku...
Katër të arrestuar pas përleshjeve pranë një qendre imigraci...
Sulm me dron në Sudan, 11 civilë humbin jetën në një treg
Këtu mund të gjeni qendrën tuaj të votimit
Çfarë dokumenti duhet të keni me vete për të votuar sot?
Hapen qendrat e votimit në Kosovë, Radoniqi fton qytetarët t...