Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, ka thënë disa fjalë pas debateve të fundit që lindën për listat e veteranëve.
Prej që kryeministri Albin Kurti priti në takim përfaqësuesit e OVL të UÇK-së ku u fol për “pastrim të listave”, ka lindur një debat në skenën politike në Kosovë.
Sot, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj kërcënoi me protesta dhe tha se gjykata veçse e ka marrë një vendim për këtë çështje e nuk ka nevojë të kthehet më.
Bajqinovci ka hedhur gishtat nga dy parti të opozitës për këto probleme me listat e veteranëve.
“Veteranët” e rrejshëm, titullin e tyre nuk e kane marrë në fushëbeteja të luftës, por në zyrat e partive të PDK-së e AAK-së”, ka thënë ai.
“PDK e AAK, këto “fabrika” prodhuese të dëmeve ndaj luftës!”, shtoi Bajqinovci.
Këtu mund të gjeni qendrën tuaj të votimit
Çfarë dokumenti duhet të keni me vete për të votuar sot?
Hapen qendrat e votimit në Kosovë, Radoniqi fton qytetarët t...
Mbi 100 prokurorë në terren për zgjedhjet e sotme
Mbi 16 mijë të rinj do të votojnë për herë të parë në zgjedh...
Këto janë adresat e 38 qendrave të votimit me kusht