Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka komentuar për seancën e nesërme për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti, duke theksuar se nuk ka kryeministër tjetër të kësaj Qeverie pos atij aktual e që është Albin Kurti.
Bahtiri në Klan Kosova ka thënë që megjithatë do ta respektojë vendimin e deputetëve të zgjedhur nga populli.
“Do ta respektoj vendimin e deputetëve të zgjedhur nga populli. Nga 6 tetori dhe deri në zgjedhjet e ardhshme, kryeministër i Kosovës do të jetë vetëm Albin Kurti. Kjo le të jetë e qartë për të gjithë. Ne i lëjmë këto lohëra të Thacit dhe po më vjen turp prej mikut tim Haradinaj pasi del përsëri dhe i bashkëngjitet atij”.
“Më vjen keq prej mikut tim Ramush Haradinaj që e ka ditur shumë mirë se kush është Hashim Thaçi dhe përsëri del dhe e përkrah. Çka mendojnë që do të bëjnë qeveri teknike? Këtë le ta harrojnë. Nuk ka kryeministër të kësaj qeverie përpos Albin Kurtit”.
“Ata që merren me këto tema në këtë situatë është një turp i madh, sidomos i Isa Mustafës i cili është peng i Hashim Thacit dhe kjo do të vërtetohet. Turp i atyre që do të votojnë për rrëzimin e kësaj qeverie”.
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...