Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, së bashku me nënkryetarin Mujka, sot kanë pritur në një takim përfaqësues të lartë nga kompania e energjisë elektrike në Turqi, “Euro Holding”, në krye me z. Tamer Pektas, me të cilët ka biseduar për mundësitë e bashkëpunimit dhe investimeve në qytetin e Mitrovicës.
Fillimisht kryetari Bahtiri ka falënderuar të pranishmit për interesimin e tyre për të investuar në qytetin e Mitrovicës dhe më pas ata i ka njoftuar me kushtet që Komuna e Mitrovicës ofron për investitorët e huaj.
Në fjalën e tij përfaqësuesi nga kompania “Euro Holding”, Pektas, ka njoftuar lidhur me projektin energjik të cilin parashihet ta realizojnë ata në qytetin e Mitrovicës, përmes grumbullimit dhe riciklimit të mbeturinave duke prodhuar energji elektrike.
Ky projekt parasheh riciklimin e mbeturinave me kapacitet deri në 120 tonë në ditë, duke përpunuar të gjitha llojet e mbeturinave, me përjashtim ato të cilat kanë radioaktivitet duke mos liruar gazra dhe për të ruajtur mjedisin.
Me këtë rast kryetari i komunës, Agim Bahtiri, ka bërë me dije se Komuna e Mitrovicës ofron kushte dhe lehtësira shumë të mëdha për të gjithë ata që synojnë të investojnë në projekte të ndryshme, duke përmendur dhënien e tokës falas, pastaj edhe lehtësirat tjera procedurale.
Po ashtu kryetari Bahtiri theksoi se ky investim do të jetë shtytje e zhvillimit ekonomik, pasi që përmes kësaj fabrike nuk do të ketë më ndotje as për punëtorët e as për mjedisin dhe rrethinën.
Haradinaj: Ardian Gjini do jetë kandidat për kryeministër në...
Gjyqtari serb Laban kërkoi të përjashtohet nga vendimmarrja ...
Pas masës së përkohshme, VV pret nga Kushtetuesja ta anulojë...
Prishtina tërhiqet nga ENBL, shkak telashet financiare
Kurti në kërkesën dërguar Kushtetueses: Presidentja i takoi ...
Komandanti i KFOR-it pret në takim zyrtaren e NATO-s, diskut...