Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka reaguar ndaj neglizhecës së Qeverisë së Kosovës e cila nuk e ka miratuar ende ligjin e ri për Trepçën, gjë që mund të ketë pasoja të mëdha për këtë ndërmarrje më datën 2 nëntor 2016.
“Qeveria e Kosovës duhet t’i merr të gjitha veprimet e nevojshme, që deri në afatin e përcaktuar me vendimin e Dhomës së Veçantë të Gjykatës Supreme të miratohet në Kuvendin e Kosovës ligji i ri për Trepçën. Përndryshe kjo mund të ketë pasoja të paparashikueshme, pasi që Mitrovica nuk do të rrijë duarkryç përballë kësaj situate”, thotë kryetari Bahtiri për Veriu.info nga Bukseli, ku gjendet si pjesë e delegacionit kosovar për dialogun me Serbinë.
I pari i Mitrovicës se thotë Trepça është krenaria e Mitrovicës dhe Kosovës, dhe se Qeveria nuk duhet të luaj me zjarr, sepse nuk ka forcë që mund ta lejoj Trepçën të shkoj në likuidim.
“Ligji i ri për Trepçën që do ta ndryshoj statusin e kësaj ndërmarrje, ku do t’i kthehet në menaxhim Qeverisë së Kosovës dhe qytetarëve të saj, ku me punën, aktivitetin dhe zhvillimin që do ta ketë ndërmarrja Trepça, përfitues do të jenë të gjithë, por më së shumti qytetarët e Mitrovicës. Ai në fund kërkon nga Qeveria e Kosovës t’i mbajë premtimet e dhëna, por njëkohësisht porosit qytetarët e Mitrovicës që të rrinë të qetë.”, thotë Bahtiri për Veriu.info.
Ndryshe, procesi i hartimi të Ligjit të ri për Trepçën ka nisur në fillim të vitit 2014 dhe nëse deri më 1 nëntor 2016 ligji i ri për Trepçën nuk publikohet në gazetën zyrtare, kjo do ta dërgonte automatikisht “Trepçën” në likuidim, e pastaj për “Trepçën” vendosin të tjerët.
Operacion dhjetëditor: FSK-ja gjen trupin e të riut të zhduk...
Zelensky: ShBA do që Rusia dhe Ukraina t’i japin fund luftës...
“Benita, raportin me mua e ka pasur vetëm lojë”, deklaron Kl...
Nisin Lojërat Olimpike Dimërore
Trump: Bisedimet SHBA-Iran javën e ardhshme
Ligji i ri në Kroaci – Lehtësime të mëdha edhe për punëtorët...