Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, në Ora e Fundit në Klan Kosova ka thënë se muri që ka nisur të ndërtohet në anën veriore të Mitrovicës nuk ka qenë në projektik e dakordësuar të rivitalizimit të urës.
Ai ka deklaruar se për këtë cështje ka lajmëruar Brukselin zyrtar, ndaj është duke pritur të mërkurën që një ekip nga atje të vijë për të përcjellë këtë zhvillim, njofton Klan Kosova.
“Është një projekt i Bashkimit Europian dhe cdo lëvizje nga ai projekt duhet rrënuar. Projekti i rivitalizimit të urës është i punuar në mënyrë perfekte. Ata e kanë nisur një mur sepse e kanë nisur rregullimin e sheshit në atë anë. Por unë e kam lajmëruar BE-në, sepse kjo gjë nuk ka qenë e planifikuar. Kështu që shikojmë me ekipin që vjen nga Brukseli”, ka thënë Bahtiri.
“Shpresoj shumë se një gjë e tillë nuk do të lejohet. Nuk kam mundur të takohem me kryetarin e Mitrovicës Veriore, por jam duke e pritur ekipin nga Brukseli”.
Tifozët në revoltë kundër FIFA-s, biletat e Botërorit shkojn...
SHBA vendos sanksione të reja ndaj familjes së Presidentit v...
Mbahet sot në GJKKO seanca paraprake për Erion Veliajn, vend...
Faton Peci betohet sot si kryetar i Mitrovicës së Jugut
Sindikata e Re e KEK-ut proteston sot para korporatës
Policia dhe Ambasada Amerikane zhvillojnë sot ushtrim të për...