Sapo ka përfunduar takimi në mes të zëvendës ambasdores amerikane Jennifer Bachus dhe kryetarit të Mitrovicës Agim Bahtiri.
Bachus i kërkoi të parit të Mitrovicës afat prej 48 orësh kohë kjo që sipas zëvendës ambasadores do të fillojnë punët për reviltazimin e Urës së Ibrit ashtu siç parashihet me marrëveshjen e 25 gushtit në Bruksel.
E pyetur se kush po e pengon këtë proces zëvendësja e diplomatit amerikan në Kosovë Greg Delawie nuk e etiketoi asnjërën palë por se sipas saj Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë përkrahës të plotë të zbatimit të këtyre marrëveshjeje mes palës shqiptare dhe asaj serbe.
Nga ana tjetër kreu i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka theksuar se do të presin që brenda afatit të propozuar nga zyrtarja amerikane nuk do të ketë më bllokime të tilla, ndërsa ripërsëriti se nuk do të nënshkruajë asnjë memomrandum të marrëveshjes jashtë pakos së Ahtisarit dhe se nëse i kërkohet një gjë e tillë do të dorëhiqet, njofton Klan Kosova
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër