Pas Haxhi Shalës dhe Sabit Januzit, fajësinë para Dhomave të Specializuara në Hagë e ka pranuar edhe Ismet Bahtijari. Fillimisht atij i janë lexuar kushtet e marrëveshjes për pranimin e fajësisë të arritur ndërmjet Bahtijarit dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar, me të cilat u pajtua i akuzuari.
“Gjatë seancave që e kemi bërë më shumë se një vit, ju jeni deklaruar i pafajshëm për akuzat, tani po ju pyes a do të deklaroheni fajtor, a jeni gati të ndryshoni këtë vetëdeklarim”, e pyeti Bahtijarin, kryegjyqtarja Mappie Veldt- Foglia.
Kësaj pyetje iu përgjigj shkurt i akuzuari: “Po, po e ndërroj”.
Pas kësaj, kryetarja e trupit gjykues e pyeti përsëri Bahtijarin për dy pikat e aktakuzës për të cilat kanë rënë dakord me Prokurorinë.
“Pika 2, pengim i personave zyrtarë në kryerjen e detyrave me anë të pjesëmarrjes në një grup mes 5 dhe 12 prillit 2023, vepër penale kjo kundër rendit publik. Si deklaroheni, fajtor apo i pafajshëm?”, pyeti kryegjyqtarja Bahtijanin i cili tha se ndjehet fajtor.
Pas kësaj ajo e pyeti për pikën e 3 të aktakuzës, për frikësim të dëshmitarit në mes të periudhës 5 dhe 12 prill 2023, për të cilën tha se po ashtu deklarohet fajtor.
Në seancën për pranimin e fajësisë, kryetarja e trupit gjykues njoftoi se Bahtijari dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar kanë arritur marrëveshje për dënim prej 2 vitesh burgim për të akuzuarin./rtk
Orav përshëndetet me Kurtin: Institucionet të jenë funksiona...
Emiratet e Bashkuara Arabe njoftojnë për 7 të vrarë dhe 145 ...
Aksioni kundër fajdes në Prizren, dëmi ndaj viktimës 700 mij...
Mbi 8 mijë zyrtarë ende pa deklaruar pasurinë
Orav përfundon misionin në Kosovë, takim lamtumirës me Osman...
Hamza nënshkruan peticionin kombëtar në mbështetje të ish-kr...