Babai i 5-vjeçares që u shkel sot nga vetura: Çikën ma mbyti në trotuar duke garuar me një veturë tjetër

00:11 | 14 Tetor 2020

Një vajzë ka vdekur ndërsa nëna e saj ka pësuar lëndime të rënda, pasi u goditën nga një veturë në fshatin Runik.

Ishte duke u kthyer nga shkolla.

E për t’u siguruar se do të kthehej shëndosh e mire në shtëpi, kishte shkuar për ta marrë nëna e saj.

Por, deri sapo ktheheshin në shtëpi ato u goditën nga një veturë, që po qarkullonte me shpejtësi të madhe.

Pjesët e veturës që i mori jetën 5 vjecarës kishin mbetur edhe një ditë me pas.

E.S kishte mbetur e vdekur në vend, kurse e ëma morri lëndime të rënda trupore.

Të dyja ishin dërguar menjëherë në QKMF të Skenderajt.

Por, mjekët thanë që ishte e pamundur që 5 vjecarja të mbahej në jetë.

Behar Musliu shtoi se nëna e saj afro 43 vjecare është jashtë rrezikut për jetë.

Kurse i trishtuar nga ajo që ndodhi është babai i vajzës Izet Sejdiu.

Ai këtë të martë po qëndronte në Qendrën Mjeksore në Skenderaj për t’u kujdesur për bashkëshorten e tij.

Salihu thotë se vetura që goditi vajzën e tij  ishte duke bërë gara me një veturë tjetër.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Avni Zahiti  nga rajoni i Mitrovicës tha që  aksidenti ka ndodhur një ditë më parë rreth orës 14:20

Zahiti shtoi se dy  ngasësit e veturave janë arrestuar.

Ndërkohë, banorët e Fshtit Runik thonë që në këtë rrugë ndodhin shpesh aksidente.

E shkak për këtë  është shpejtësia e madhe me të cilën qarkullojnë veturat këndej pari.

5 vjecarja E.S është varrosur gjatë ditës në varrezat e fshatit Runikë./t7/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara