Azemi reagon për vdekjen e dy punëtoreve në vendin e punës

Jusuf Azemi
13:44 | 11 Dhjetor 2020

Gjatë së enjtes në Kosovë dy punëtorë kanë humbur jetën në vendin e punës. Një 50 vjeçar ka vdekur në Ferizaj derisa ishte duke punuar në projektin “Bashkimi i Qytetit” dhe një punëtor tjetër ka vdekur po ashtu në vendin e punës i cili ka rënë nga lartësia në një punishte në Prishtinë.

Për këtë ka reaguar kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës (SPSPK), Jusuf Azemi.

Në komunikatë është ritheksuar kërkesa e sindikatës bërë qeverisë që të ketë një fond për familjet e punëtorëve që humbin jetën në vendin e punës, qoftë edhe për mbulimin e ceremonisë së varrimit dhe pamjeve ashtu siç bëhen me traditë.

“Dje me datë 10.12.2020, brenda dite humbëm dy punëtorë të sektorit Privat të Kosovës, humbëm këta punëtorë duke punuar në vendet e tyre të punës, njëri në Prishtinë e tjetri në Ferizaj gjersa familja e tyre e përcollën për ta kryere misionin e tyre për punë dhe që të mbrojë gjendjen e tyre sociale, në familje ata u kthyen në arkivol, pa dashur me hy në analiza se a patën masat mbrojtëse në punë apo jo, dhe pa paragjykuar se si erdhi deri të vdekja e tyre, një është e qartë ne po punojmë për shtetin dhe pronarin e kompanisë, e për ne kush po punon?! Askush!, Ne e dimë se vdekje do te ketë, se këto ndodhin gjithkund në botë, por me këtë numër të punëtorëve që kemi, numri i vdekjeve të ne është 4 herë me i madh andaj pse kjo. Punëtori vdiq, organet e shtetit për verifikim e kryen punën e tyre, e ne pyesim a thua këta punëtorë ose me mirë të themi familjet e tyre duhet mbetur në mëshirën e ëndrrave. Sindikata me kohë ka kërkuar nga qeveria e Kosovës që ta ketë një fond për familjet e këtyre punëtorëve që së pakut ceremoninë e varrimit dhe të pamurit ta kryejnë ashtu si e kemi traditën, ka shumë familje që në mungesë të mjeteve nuk arrin ta përmbushin këtë obligim familjar”, thuhet në reagimin e SPSPK-së.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara