Kryetari i Federatës Sindikale të Punëtorëve të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, është deklaruar para mediave, pak para takimit me ministrin në detyrë të Financave, Hekuran Murati.
Azemi thotë se në këtë takim do të flitet për rritjen e pagës minimale të sektorit privat.
“Nuk dimë asgjë, dimë vetëm se do të bisedojmë për pagën minimale. Nuk e di se a do të jenë akterët kryesorë që të japin fjalën e tyre, por nëse më pyetni mua, faktikisht qëndrimi i Sindikatës, të cilën kryeministri dhe ministri i Financave kanë që nga marsi i këtij viti në tavolinë, që paga minimale për sektorin e punëtorëve privat duhet të jetë 600 euro”, tha ai.
Azemi thotë se nëse merret vendimi që paga minimale të jetë 500 euro, dyert e Sindikatës sipas tij, do të mbeten të hapura për marrëveshje të mëtejshme.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...