Të dyshuarit kryesor në këtë rast që përbëhet prej 51 personash është Azem Syla, Shanan Syla, Ilaz Syla – djali i Shaban Sylës, Arton Vila, shofer i Azem Sylës, ish-kryetari i Gjykatës Komunale të Prishtinës, Nuhi Uka, Tefik Uka – axha i Nuhi Ukës që ka punuar referent në Gjykatë, Shpresim Uka, Fahredin Gashi, avokati Eduard Gashi, avokati Mexhid Syla, avokati Avni Naxhuni, bashkëshortja e tij, Shqipe Maxhuni, Hajrullah Berisha, Dragan Maksimoviq, Vukashin Steviq nga Llapnasela, transmeton Insajderi.com.
Sipas këtij portali, bashkëpunëtori kryesor i Azem Sylës, në shpronësimin e dhjetëra hektarëve tokë të shtetit, ka punuar për 17 vjet si policë i Serbisë në Prishtinë, ka zbuluar Insajderi.
Vidosav Novakoviq, i njohur si Nesha, dyshohet se me anë të dokumenteve të falsifikuara, ka bartur tokat e ndërmarrjes, KBI “Kosova Export” në emra të serbëve.
Pas kësaj, ato prona dyshohet se me anë të vendimeve të paligjshme gjyqësore janë bartur në emra të pronarëve shqiptarë. Ish-polici i Serbisë ka punuar në stacionin policor në lagjen Dardania në Prishtinë./Insjaderi.com.
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës