Azdren Shala ka njoftuar largimin e tij nga Partia Socialdemokrate (PSD), duke theksuar se ky hap është marrë për arsye personale.
Në një postim në profilin e tij në Facebook, Shala ka falënderuar kryetarin e PSD-së, Dardan Molliqaj, dhe ka shprehur mirënjohjen për bashkëpunimin gjatë shtatë viteve të kaluara në politikë.
“Miq dhe shoke, pas nje rrugetimi shtate vjecar ne politike me PSD-ne, sot me duhet ta marre hapin me te veshtire ndonjehere, per arsye krejt personale rruget tona ndahen ketu. E falenderoj shume secilin shoke e shoqe me te cilet ecja ne politike ka qene fantastike, ne vecanti kryetarin e PSD-se, Dardan Molliqaj, per bashkepunimin dhe konstruktivitetin e treguar gjate gjithe kohes. Dardani mbetet njeriu me poltike ne Kosove, ashtu sic PSD eshte e vetmja parti me vlera dhe bindje progresive. Per shkak te angazhimeve te mia profesionale ne fushen e historise, e kam te pamundur qe ta ndihmoje tutje PSD-ne ne rrugetimin e saj patjeter te sukseshem”, shkroi ai./Arbresh.info
Rreth 143 mijë aplikime nga mërgata për të votuar në zgjedhj...
Sa shqetësuese është shpërthimi i Ebolës në Kongo?
Lewandowski përshëndetet me duartrokitje në këmbë në ndeshje...
Aksident me fatalitet në Dollc të Klinës, një i vdekur e kat...
Aksident mes dy veturash te Salla “1 Tetori” në Prishtinë
Tërmet 5.2 ballë në Kinë – dy të vdekur, mijëra të evakuuar