Avullimi i afro dy milionë euro nga thesari i shtetit ka bërë që sot të thërrasë një konferencë për media ministrja e financave, Hykmete Bajrami.
Bajrami tha se me shqetësim të thellë ka marrë lajmin për këtë rast, raporton portali arbresh.info
Derisa tregoi se hetimet kanë filluar ndërsa deri tash janë është arrestuar një zyrtar ndërsa një tjetër është suspenduar.
“Sot fatkeqësisht lajmi nuk është i mirë. Bëhet fjalë për katër transaksione të dyshimta që kanë ndodhur nga thesari i Kosovës dhe rreth 1.2 milion euro kanë shkuar në një kompani private. Deri më tani janë suspendu dy zyrtarë. Kemi njoftua edhe Agjencinë e Inteligjencës së Kosovës. Institucionet janë duke u marrë se kush janë ata që i kanë marrë dhe kjo është keqpërdorim ndaj mjeteve zyrtare. Ky është një rast i izoluar. Mjetet dhe buxheti i Kosovës është i sigurt. Janë tërheqje të mjeteve nga llogaria dhe s’është tërheqje kesh. Transaksioni ka ndodhur me 9 tetor”. /arbresh.info/
Sulmi në Uashington, i dyshuari përdori shkallët për të hyrë...
“Kurrë s’kemi dëgju seancë për diskutim për presidentin”- Op...
“Show propagandues”, Abdixhiku i prerë: S’marrim pjesë në se...
Man United pa katër lojtarë kryesor sfidon Brentford-in
Sulmi në Uashington, ky është burri që vazhdoi darkën i patr...
Bajrami- LVV-së: Po na çoni në zgjedhje, faji është ekskluzi...