AVONET shpreh shqetësimin e thellë në lidhje me zhvillimet e fundit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, i cili si organ i pavarur kushtetues po vazhdon të dështoj të realizoj me sukses detyrimet dhe përgjegjsitë e saja kushtetuese dhe ligjore.
Sipas njoftimit, vëzhguesit e AVONET në Qendrën Komunale të Numërimit në Ferizaj, evidentuan se procesi i numërimit të votave të kandidatëve nuk është zhvilluar me sukses, si rezultat i dështimit apo mos funksionimit të softuerit të KQZ-së, shkruan Arbresh.info.
AVONET ka shprehur pakënaqësinë e thellë në lidhje me papërgjegjshmërinë dhe mos administrimin e duhur të procesit të numërimit të votave për kandidatët e subjekteve politike nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
“Kjo shkelje e rregullave zgjedhore të përcaktuara nga vetë KQZ-ja përbën një sjellje të rrezikshme dhe të papërgjegjëshme e cila mund të ndikoj jashtëzakonisht negativisht në procesin demokratik të zgjedhjeve, sepse vonesat e kësaj natyre po shkaktojnë një amulli dhe pakënaqësi në lidhje me këtë proces. Vonesat me orë të tëra po e ngadalësojnë jashtëzakonisht shumë këtë proces.”, thuhet në reagimin e AVONET.
AVONET i bën thirrje KQZ-së, që në mënyrë urgjente të ndërmarrë hapat e detyrueshëm ligjor dhe kushtetues, duke përmisuar problemet e sistemit softuerik, në mënyrë që të garantojë se në kuadër të procesit zgjedhor po zbatohet në tërësi kushtetutshmëria dhe ligjshmëria e këtij procesi./Arbresh.info/
Qytetarët e Vlorës në revoltë për mungesën 72 orë të ujit, b...
Numërohen 99% e votave – VV e para me 49.39%
Trump pret Zelenskyn në rezidencën e tij : Takim i shkëlqyer...
Shikoni fotot e Jaguar XJ6 të vitit 1981
Lista Serbe: Kemi fituar të dhjetë ulëset e rezervuara për k...
Telefonat inteligjentë do të bëhen shumë më të shtrenjtë, ja...