Rrjeti i OJQ-ve AVONET përmes kesaj deklarate shpreh shqetësimin që institucionet e Republikës së Kosovës nuk po tregojnë përgjegjësi në detyrat që kanë zyrtarët e institucioneve.
AVONET i mbështet plotësisht të gjitha viktimat e dhunës seksuale në Kosovë. Ngjarja e raportuar lidhur me abuzimin e vajzës së mitur në Drenas nuk mund të tolerohet në asnjë mënyrë.
Institucionet dhe gjithë mekanizmat e tjerë të drejtësisë duhet të veprojë me profesionalizëm dhe të reagojnë me shpejtësinë më të mundur për të vënë drejtësinë në vend.
Rasti i 16 vjeçares në Drenas tregon se si një mësues nuk ka për qëllim mësimdhënien, por ngacmimin dhe shantazhen, kur një zyrtar i Policisës së Kosovë nuk tregon përgjegjësi për detyrat e tij, që keqpërdor detyren dhe humbë besimin e institucioneve, mjek që shpesh herë janë shpresa e vetme e jetës së njeriut. AVONET, konsideron se institucionet e Republikës së Kosovë duhet të jenë përgjegjëse, llogaridhënëse ndaj qytetarëve dhe përgjegjës për detyrat që kanë.
AVONET, kërkon nga kryetari i Komunës së Drenasit z. Ramiz Lladrovci që të merr masa si për udheheqësit e shkollës dhe ta bëjë shkarkimin e drejtorit të arsimit, po ashtu kërkojmë nga drejtori i përgjithshëm të Policisë se Kosovës z. Rashit Qalaj të merr masa ndaj komandantit të Stacionit Policor të Drenasit dhe eprorit të tij dhe kërkojmë nga Këshilli Gjyqësore i Kosovës që lënda e 16 vjeçarës të kalon si proces gjyqësor në Gjykatën Themelore të Ferizajt, kjo gjykatë ka treguar rezultat dhe ka vendos si proritet lëndët e dhunës, ngacmimit, ky institucion ka dënuar shumë persona me burg efektiv dhe ka treguar përformancë të lartë në këtë fushë.
Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot