Rrjeti i OJQ-ve AVONET ka njoftuar se sot do të dorëzojë padi në Gjykatën Themelore në Prishtinë për anulimin e vendimit të Qeverisë në detyrë, që ka të bëjë me aprovimin e projektligjit mbi ndarjet buxhetore për vitin 2026.
Sipas njoftimit, së bashku me padinë do të dorëzohet edhe propozimi për vendosjen e masës së përkohshme të sigurisë, me qëllim pezullimin e ekzekutimit të këtij vendimi.
Dorëzimi do të bëhet në Pallatin e Drejtësisë, në Departamentin për Çështje Administrative, me fillim nga ora 10:30.
Njoftimi i plotë:
Dorëzimi i padisë ndaj Qeverisë në detyrë të Republikës së Kosovës për anulimin e vendimit mbi projektligjin për ndarjet buxhetore 2026
Të nderuara media,
Rrjeti i OJQ-ve AVONET ju fton të merrni pjesë në aktivitetin mbi dorëzimin e padisë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin për Çështje Administrative, për anulimin e vendimit të Qeverisë në detyrë të Republikës së Kosovës (nr. 02/273, datë 31.10.2025), për aprovimin e projektligjit mbi ndarjet buxhetore të Republikës së Kosovës për vitin 2026, si dhe së bashku me padi do të dorëzohet edhe propozimi vendosjen e masës së përkohshme të sigurisë për pezullimin e ekzekutimit të këtij vendimi.
Dorëzimi i padisë do të bëhet në:
Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti për Çështje Administrative (Pallati i Drejtësisë), Hajvali, Prishtinë;
E hënë, 3 nëntor 2025, me fillim nga Ora 10:30
Pas dorëzimit të padisë, Drejtori Ekzekutiv i AVONET, Kenan Gashi do të mbajë një deklaratë për media, ku do të shpjegoj qëllimin e kësaj padie, e cila lidhet me respektimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Ligjit për Qeverinë, si dhe parimet e ndarjes së pushteteve dhe sundimit të ligjit.
Pjesëmarrja dhe përcjellja e këtij aktiviteti nga ana juaj do të kontribuonte në informimin e drejtë të publikut dhe transparencën për një çështje me interes të lartë publik.
Personi që u plagos në Mitrovicë është 25 vjeçar, ndodhet ja...
Përgjatë një muaji në Kosovë 36 tërmete me intensitet të ulë...
Të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë, plagoset një person –...
Osmani e mandaton Kurtin për kryeministër
Hamza: Legjislatura e re nis në moment vendimtar – Mbrojtja ...
Albin Kurti zyrtarisht mandatar për formim të Qeverisë