Avokati serb, Çedomir Stojkoviq ka thënë se personalisht e njeh pavarësinë e Kosovës, dhe se, sipas tij, një gjë të tillë duhet ta bëjë edhe shteti i tij Serbia.
Sipas tij, është në interes të Serbisë që ta njohë dhe ta ndihmojë Kosovën në rrugën e saj ndërkombëtare.
Ai theksoi se pavarësia e Kosovës është tashmë një fakt i kryer.
“Jo vetëm që e pranoj pavarësinë e Kosovës, konsideroj që është në interes të Serbisë ta prnaojë pavarësinë e Kosovës, e vetmja rrugë me të cilën është Serbia të shkojë është ta ndihmojë fqinjin Kosovën që të bëhet anëtar e të gjitha organizatave ndërkombëtare, interesi natyror është që fqinji i tij të jetë i mirë… mendoj jo vetëm që e njoh pavarësinë e Kosovës, kjo është kryer që moti. Vendi im duhet ta ndihmoj Kosovën jo vetëm ta arrijë nivelin e plotë të pavarësisë, por ta ndihmojë dhe të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën.”, tha ai në një intervistë për Debat Plus.
Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror...
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...
Haxhiu distancohet nga deklarata e deputetit Geci
Tragjike: Dyshohet për dy të vrarë në Memaliaj