Avokati, Artan Qerkini, ka thënë se për të ka qenë e pritshme që intervistimi i presidentit, Hashim Thaçi nga Specialja të zgjasë disa ditë.
Qerkini ka pohuar se presidenti Thaçi ka vendosur që të iu përgjigjet pyetjeve të prokurorëve.
“Marrë parasysh komunikatën e Zyrës së Prokurorëve të Specializuar për ngritjen e aktakuzës, mua nuk po më habit fakti që ai po intervistohet për katër ditë. Sipas kronologjisë rrjedhëse të ngjarjes, presidenti Thaçi ka vendosur të iu përgjigjet pyetjeve të prokurorëve”, ka thënë ai në RTV Dukagjini.
Avokati ka thënë se presidenti Thaçi është pyetur për faktet, për provat dhe pastaj ka pasur mundësi që të zhvillohet edhe debat ligjor.
Mbyllet përkohësisht rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë, shkak...
Elezi: Deri në orën 9:00, votuan 11.24% e votuesve të regjis...
Shpërthim me tritol në një banesë në Lezhë, vetëm dëme mater...
Rritet edhe sot çmimi i naftës në Kosovë
MPJD: Janë hapur pikat e votimit në misionet diplomatike e k...
Tre policë sulmohen në Ferizaj