Avokati i Popullit, Naim Qelaj ka realizuar një vizitë zyrtare javën e kaluar në Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Qendrën e Paraburgimit të Dhomave të Specializuara në Hagë.
Gjatë vizitës tre ditore atje, Avokati i Popullit u takua veç e veç me të paraburgosurit ndaj të cilëve është duke u udhëhequr procesi gjyqësor pranë Dhomave të Specializuara ka pat mundësi që të diskutoj të gjitha çështjet me ta. Nuk u arrit të zhvillohet takimi vetëm me Salih Mustafa, ndaj të cilit momentalisht i janë ndaluar vizitat dhe takimet ndërsa i lejohen kontaktet vetëm me një listë të ngushtë të personave, bazuar në vendimin e një Paneli Gjyqësor pranë Dhomave të Specializuara.
Qelaj u takua edhe me Kryetaren e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trandafilova dhe bashkëpunëtorët e saj me ç’ rast u njoftua për procesin gjyqësor, si dhe respektimin e të drejtave të të paraburgosurve në procedurë gjyqësore, të cilat u garantohen me standardet ndërkombëtare për të drejtat themelore të të burgosurve, Kushtetutën dhe ligjet tjera të Republikës së Kosovës.
“Vizita zgjati nga 9 deri 11 nëntor 2021, dhe qëllimi i vizitës ishte njohja me situatën sa i përket procesit të drejtë gjyqësor, respektimi i të drejtave themelore në paraburgim e të cilat u garantohen me standardet ndërkombëtare për të drejtat e të burgosurve, Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës.”, thuhet në komunikatën e Avokatit të Popullit./arbresh.info/
Shuma e jashtëzakonshme e parave që Salah mund të fitojë nës...
Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat...
Qyteti ukrainas goditet nga një sulm “masiv”
Sot, në orën 23:59 mbyllet afati i subjekteve politike për d...
A u rregullua raporti Alba dhe Benita pasi që Benita i kërko...
Moti sot kryesisht me vranësira