Institucioni i Avokatit të Popullit ka nisur hetimet sipas detyrës zyrtare për disa raste të raportuar kohëve të fundit në media.
Sipas njoftimit të këtij institucioni, duke u bazuar në raportimet mediale, Avokati i Popullit, në pajtim me kompetencat dhe përgjegjësitë ligjore, ka vendosur të hetojë Ex Officio çështjen e shpërndarjes së vlerës së energjisë që shpenzohet në veri të vendit, nëpër fatura të qytetarëve gjithandej Kosovës.
Sipas Avokatit të Popullit, siç është raportuar në media, vlera vjetore e sasisë së energjisë së konsumuar në atë pjesë, llogaritet të jetë rreth 8 milionë euro, shumë e cila konsiderohet se u vihet në barrë qytetarëve në pjesët tjera të vendit, transmeton “Arbresh.info”.
Përveç këtij rasti, Avokati i Popullit ka hapur për hetim Ex Officio edhe një numër rastesh të tjera.
“ |Avokati i Popullit do hetoj edhe kërcënimet ndaj kryeredaktores së gazetës “Zëri”, znj. Arbana Xharra; rastin e foshnjës që gjatë procesit të lindjes në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike ka rënë në dysheme; disa raste që kanë të bëjnë me të drejtat e fëmijëve dhe mbrojtjen shëndetësore dhe sociale të tyre; raste që kanë të bëjnë me përgjegjësinë për mjedisin jetësor etj”, thuhet në njoftimin e Avokatit të Popullit.
Avokati i Popullit vlerëson jashtëzakonisht shumë punën e mediave për të vënë në qendër të vëmendjes çështje të ndjeshme dhe me interes publik, duke kontribuar drejtpërdrejtë në identifikimin e çështjeve që kërkojnë angazhimin institucional për të korrigjuar shkeljet apo mosveprimet, por gjithashtu edhe në ngritjen e vetëdijes së përgjithshme mbi të drejtat dhe liritë e garantuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës./Arbresh.info/
Elijona shpërthen në lot, e merr malli për familjen
ShBA-ja ndjek cisternën e tretë të naftës të lidhur me Venez...
VV sot mban tubim në Podujevë, merr pjesë Kurti
Punonjësi i Pallatit Élysée vjedh enët e përdorura nga Macro...
I dyshuar për grabitje në Ohajo, një person tenton të qëlloj...
“T’kom djalë vallahi” – takim i veçantë i Kurtit me lo...