Avokati i njohur nga Shqipëria, Spartak Ngjela, i ftuar në njërën nga emisionet në Shqipëri, ka folur lidhur me refuzimin e Presidentit, Ilir Meta për ta dekretuar në postin e Ministrit të Jashtëm. Gent Cakaj, një përkrahës i flaktë i ndarjes së Kosovës dhe një nxënës dhe njeri i Baton Haxhiut, shërbëtorit të UDB-së dhe Stanishiqit në Kosovë.
Ngjela ka thënë se i gjithë problemi është tek ndryshimi i kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, pasi Gent Cakaj ka thënë se është pro.
“I gjithë problemi është tek ndryshimi i kufijve. Për çfarë i duhen Ramës territoret e Kosovës? Interesi kombëtar nuk është mendimi i kryeministrit. Nëse ky donte të vinte një njeri nga Kosova tek ministria të vendoste një intelektual dhe akademik. Ky merr atë që ka mendimin për ndërrimin e territoreve. Territorin nuk e lëviz askush sepse është doktrina ‘Klinton’. Problemi është se Trump i dërgoi letër presidentit Vucic dhe i tha se do ta pësosh keq. Nuk ishte letër me falënderime, por Trump thoshte zgjidhe këtë problem se do e pësosh keq. Gent Cakaj është shprehur pro ndryshimit të kufijve Kosovë-Serbi. Amerikanët merren vetëm me mazhorancën. Ne shohim se Amerika nuk e do ndërrimin e territoreve”, është shprehur avokati Ngjela, përcjellë “Kosova Sot”.
Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...