Avokati Besnik Berisha, ka komentuar aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese i cili e shpalli të pavlefshëm votën e deputetit Etem Arifit, e cila ishte vota e 61-të për Qeverinë Hoti, duke bërë që rrjedhimisht vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.
Berisha tha se as Albin Kurti e as askush tjetër i cili është i dënuar për vepër penale në tri vitet e fundit nuk ka të drejtë të kandidojë për deputet të Kuvendit të Kosovës.
“As Albin Kurti as asnjë qytetar i Republikës së Kosovës i cili është i dënuar me vendim të formës së prerë në tri vitet e fundit nuk ka të drejtë të jetë kandidat për deputet”, tha Berisha në T7.
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...