Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale për tërheqjen e urdhër arrestit ndaj Milan Radoiçiqit i cili ishte i dyshuar për veprën penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”.
Lidhur me këtë ka reaguar avokati Besnik Berisha përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’.
Berisha ka pyetur se kush e ka negociuar revokimin e urdhër arrestit për Radoiçiqin.
Postimi i plotë:
Athua si dhe kush e paska negociu revokimin e urdherarrestit per Radojiciqin dhe me cfare kushtesh e garancish?!
Urdherarresti pa shkak ligjor, apo revokimi i tij pazar ditor, mbetet te mesohet ne ditet ne vijim.
Ajo cfare dihet deri me tani eshte se nje praktike e tille ( per dyshimin sic rendonte mbi Radojiciqin) nuk eshte aplikuar asnjehere per asnje te dyshuar shqiptar!
Prokuroria Speciale paska deshtu, kaq!
Të paktën 73 persona u vranë në përpjekje për ta kapur “El M...
Arrestohen dy persona për vjedhje të rënda në Prishtinë
Dialogu Kosovë–Serbi, Vuçiq takohet sot me Sorensen
Katër super përballje sonte në Ligën e Kampionëve – sy...
Kurti pret sot në takim ministren e Shqipërisë, Elisa Spirop...
Në orën 11:30, Presidentja Osmani takon ministren e Jashtme ...