Ministri i MAPL-së në Qeverinë e Kosovës, Ivan Teodosijeviq ka bërë një deklaratë diskriminuese dhe turpëruese në 20 vjetorin e bombardimeve të NATO-s.
Ministri serb në Qeverinë e Kosovës nuk ka hezituar t’i quaj shqiptarët terroristë, ndërsa masakrën e Reçakut e quajti të trilluar.
Ky ministër ndoqi rrugën e ish-zv/ministres, Vesna Mikiq e cila tashmë është larguar nga posti që pati në Qeveri.
Lidhur me këtë ka reaguar edhe avokati, Besnik Berisha. Ai tha se ky ministër duhet menjëherë të shkarkohet, arrestohet dhe dënohet, transmeton Indeksonline.
Tutje Berisha shtoi se nxitja e urrejtjes ‘brina’ nuk ka e që është mëkat që me taksat tona paguajmë paga të majme për mendje kriminale.
Duhet përkujtuar që lidhur me këto dy deklarata Indeksonline ka raportuar së pari.
Postimi i plotë i Berishës:
Ky minister duhet menjehere te shkarkohet, arrestohet dhe denohet.
Nxitja e urrejtjes brina s’ka.
Eshte mekat qe me taksat tona paguajme paga te majme per mendje kriminale.
P.S. Kryeminister, nese se largoni ju, do e largon populli. Opsioni i pare eshte me i mire.
Hamza takon shefen e Zyrës së Bankës Botërore për Kosovën, d...
Petkoviq i thotë Sorensenit se përparimi në dialogun me Koso...
Gjykata Speciale vendos vazhdimin e paraburgimit për Kadri V...
Balla: Objektiv kryesor, ngritja e flamurit kuqezi në oborri...
Bastisje në Burgun e Dubravës, përfshihet edhe njësiti speci...
Zyrtare: Axel Gnapi transferohet nga Llapi te klubi rus