Bisedimet e anuluar me palën serbë pritet të rifillojnë shumë shpejt. Kështu ka konfirmuar shefi i ekipit negociator me Serbinë, Avni Arifi.
Arifi ka sqaruar se janë në pritje të Bashkimit Evropian, që të caktohet data se kur do të takohen pala kosovare dhe pala serbe, ndërsa është shprehur i gatshëm për këto bisedime.
“BE vendos, dhe do ta caktoj datën, ne jemi në pritje dhe jemi të gatshëm për bisedime”, tha Arifi për Blic.
Ndërkaq, bisedimet në mes të Kosovës dhe Serbisë janë ndërprerë, për shkak të vrasjes së liderit të Iniciativës Qytetare serbe ‘Liri, demokraci, drejtësi’, Oliver Ivanoviq.
Oliver Ivanoviq është vrarë para selisë së partisë së tij dhe nga plagët e marra, ditën e marte.
Theksojmë që pro dialogut dhe gjetjes së një zgjidhje të përbashkët janë shprehur të dyja palët.
Dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, sipas Bashkimit Evropian, ka për qëllim normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe integrimin e komunitetit serb në kuadër të sistemit ligjor të Kosovës.
Ndërkaq, zbatimi i marrëveshjeve dhe obligimeve nga ky dialog, Kosovës dhe Serbisë, u është vënë si kusht në rrugën e tyre drejt integrimeve evropiane.
Kosova dhe Serbia kanë filluar dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me lehtësim të Bashkimit Evropian që prej vitit 2011./Blic
Grindje për lëndime, udhëtim me jaht dhe peticion: Çfarë po ...
Prokuroria sekuestron 9 automjete, dyshohet se u përfituan m...
Shpërthim i hantavirusit në anijen MV Hondius, pacientët në ...
LDK me Osmanin në listë do të ketë rreth 20 kandidatë nga ek...
Mblidhet Kryesia e PDK-së, merren vendime për fushatën dhe o...
Treni godet një mjet të punës në Jagodë të Klinës, një i lën...