Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haxhi Avdyli, ka reaguar ndaj ish-partisë së tij për shkak se Lumir Abdixhiku s’i ka shkuar në takim kryeministrit Albin Kurti.
Avdyli ka thënë se ndjehet i zhgënjyer meqë sipas tij LDK-ja nga një parti shtetformuese po shndërrohet në një hije të zbehtë të PDK-së.
Reagimi i plotë:
Thekse nga qorrsokaku opozitar PDK-LDK:
S’jemi të informuar për dialog .
Duam transparencë”.
E kur ju thuhet ejani të takohemi dhe të ju informojmë në mënyrë transparente për çdo gjë.
Nuk shkojnë. Thjeshtë refuzojnë, nuk duan.
E zhurmën për mostransparencë e vazhdojnë paturpësisht e me ngulm.
E pastaj avazi vazhdon : – Kosova duhet të arrij marrëveshje sa më shpejt, Kosova duhet të pranoj asociacionin, ose të lëshoj udhë.
Tash a doni transparencë, a marrëveshje të shpejtë e të dëmshme, apo pak pushtet për të nënshkruar ato marrëveshje siq i bëtë në të kaluarën.
A doni një Kosovë të fortë e fitimtare në raport me Serbinë apo pushtet për vete edhe nëse Kosova humb në kompromise të dhimbshme .
Në tërë këtë vorbull të paqartë opozitare, më së shumti po më zhgënjen qëndrimi i pakuptimtë e kaq joparimor i LDK-së, dikur një parti institucionaliste e shtetëformuese. E tani çdo ditë e më shumë po shëndrrohet në një hije të zbehtë të PDK-së./arbresh.info/
Haradinaj kujton Komandant Drinin: La gjurmë të pashlyeshme ...
Shpërthen vullkani në Indonezi, 3 të vdekur dhe 20 të zhduku...
Dy punëtorë shëndetësorë sulmohen nga qentë endacakë në obor...
Gjesti feston sot ditëlindjen, ka një surprizë për fansat
Klinika e Ortopedisë pajiset me aparaturë moderne për ndërhy...
Tragjedi në Meksikë, të paktën pesë të vdekur nga zjarri në ...