Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, i shoqëruar nga Koordinatori shtetëror për dialogun me Serbinë, Skender Hyseni, ka pritur sot në takim ambasadorët e shteteve të QUINT-it.
Në këtë takim është biseduar për zhvillimet aktuale në vend, me theks të veçantë në procesin e dialogut me Serbinë, i cili, siç ritheksoi kryeministri Hoti, duhet të përmbyllet me njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve në mes dy vendeve.
Po ashtu, kryeministri Hoti i ka njoftuar ambasadorët e QUINT-it dhe shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian/Përfaqësuese e Posaçme e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, për masat që po ndërmerr qeveria e Kosovës për parandalimin e pandemisë Covid 19 dhe për Pakon e rimëkëmbjes ekonomik.
Edhe dy orë deri në përfundimin e afatit kushtetues
Çfarë mbrëmje magjike në “Parkun e Princave”, Bayerni i rikt...
Pas humbjes në Hungari, Orban ofron dorëheqje edhe nga kreu ...
Parashikimi i motit për të mërkurën
Parisi me dy gola të shpejtë ndaj Bayernit
“Torcida” ia “nxjerrë të palarat” kr...