Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) para disa ditësh ka njoftuar opinionin se përmes Sistemit të Alarmimit të Shpejtë për Ushqim dhe Ushqim për Kafshë (RASFF), ka pranuar një njoftim lidhur me praninë e nivelit të lartë të akrilamidës në produktin kafe e bluar, me origjinë nga Kosova, të eksportuar në Republikën e Kroacisë.
Përmes një njoftimi për media, AUV thekson se në përputhje me Planin Vjetor të Inspektimit dhe parimin e vlerësimit të riskut, janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore, përfshirë kontrolle dhe analiza laboratorike për të gjitha brendet e kafesë që përpunohen për konsum brenda vendit dhe për eksport nga Republika e Kosovës në vendet tjera, transmeton Arbresh.info
“Sipas standardeve të sigurisë ushqimore, rezultatet e analizave në kafe kanë konfirmuar se nivelet e akrilamidës në të gjitha produktet e testuara janë nën kufirin maksimal të lejuar. Bazuar në këto rezultate, operatorët e bizneseve ushqimore mund të vazhdojnë tregtimin e kafesë”, thuhet në njoftim.
AUV potencon se do të vazhdojë monitorimin e vazhdueshëm me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit publik./Arbresh.info
Rizvanolli përmbyll vizitën në Uashington, DC me takime në D...
Udhëheqësi i ri suprem mund të zgjidhet “brenda një os...
SkyNews: Raportohet se është vrarë ish-presidenti iranian Ah...
Të burgosurit me siguri të lartë trajnohen për menaxhim zemë...
Dhjetëra cisterna nafte të bllokuara në Gjirin Persik
CNN: Dubai shndërrohet në një qytet fantazmë ndërsa sulmet i...