Për deputetin e LDK-së, Lutfi Zharku, që ka qenë ministër i Infrastrukturës në qeverisjen LDK-PDK, kostoja e autostradës “Arbën Xhaferi” është më e lartë se sa ajo që është thënë publikisht.
Ai ka shprehur bindjen se 706 milionë euro ka kushtuar vetëm kryerja e punimeve, ndërsa në të nuk janë llogaritur shpronësimet. Në fakt, sipas llogarisë së tij, 608 milionë janë punët fillestare, 53 milionë euro janë ato të shumëpërfolurat të cilat iu dhanë Bechtel Enkas, dhe pjesa tjetër është kryerje e punëve shtesë shkruan Gazeta Express.
Mirapo Zharku ka thënë se aty nuk janë llogaritur shpenzimet për shpronësime, vlera e të cilave, gjithnjë sipas Zharkut duhet ta kalojë shifrën prej 100 milionë eurove e mund të arrijë deri në 200 milionë.
Kësisoj, kostoja e autostradës arrin në mbi 800 deri në 900 milionë euro.
Autostrada “Arbën Xhaferi” është lëshuar për qarkullim më 29 maj. Ajo është 65.6 kilometra dhe lidh Kosovën me Maqedoninë e Veriut.
Autostrada me urën më të gjatë në rajon, e që është 5.7 kilometra, u tha se buxhetit të shtetit i ka kushtuar 706 milionë euro.
Ndërkohë, Qeveria ka vendosur që të ndërtojë edhe dy kyçje të reja në këtë autostradë, një në Ferizaj dhe një në Viti.
Punimet për autostradën “Arbën Xhaferi” filluan në vitin 2014.
Qytetarët e Vlorës në revoltë për mungesën 72 orë të ujit, b...
Numërohen 99% e votave – VV e para me 49.39%
Trump pret Zelenskyn në rezidencën e tij : Takim i shkëlqyer...
Shikoni fotot e Jaguar XJ6 të vitit 1981
Lista Serbe: Kemi fituar të dhjetë ulëset e rezervuara për k...
Telefonat inteligjentë do të bëhen shumë më të shtrenjtë, ja...