Policia e Kosovës ka ndaluar një autoambulancë me targa të Serbisë të premten në fshatin Kapi, në Kamenicë, nën dyshimin për kalim ilegal të kufirit.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, shoferi dhe dy pacientët janë shoqëruar në stacionin policor për intervistim, por më pas janë liruar në përputhje me procedurën e rregullt.
“Fsh. Kapi, Kamenicë 26.09.2025 – 18:00. Janë shoqëruar në stacionin policor vozitësi i autoambulancës me targa të Serbisë, i dyshuari mashkull kosovar, pasagjeri dhe dy pacient, pasi që kishte kaluar kufirin ilegalisht. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari, pasagjer dhe dy pacientet janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport./Arbresh.info
Universiteti i Tiranës: E drejta për t’u arsimuar dhe për t’...
Irani refuzon armëpushimin e ShBA-së
Arteta “çmend” Arsenalin: stërvitje me stilolapsa para ndesh...
Qeveria ashpërson masat për ndotjen, Shqipëria drejt standar...
Izraeli godet impiantin më të madh të Iranit, tensione para ...
Tensione në ndeshjen Rilindja 1974 – Trepça, u desh ndërhyrj...