Ministri Kujtim Gashi takoi ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler, me të cilin diskutoi për raportet dhe bashkëpunimin që ka Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit me ambasadën e Austrisë.
Ministri e falënderoi ambasadorin Pfandler për vizitën dhe u shpreh se e vlerëson marrëdhënien e Kosovës me një shtet mik siç është Austria dhe me këtë rast e falënderoi ambasadorin për tërë përkrahjen që ka dhënë shteti austriak në përkrahje të shtetësisë së Kosovës.
Ndër të tjera, ministri e ka njoftuar ambasadorin edhe për planet dhe politikat që ka për synim që t’i realizojë ministria në të ardhmen dhe në këtë drejtim ministri u shpreh se shpreson edhe në përkrahjen e Ambasadës së Austrisë, sidomos në promovimin e diplomacisë dhe diversitetit kulturor.
Ndërkaq, ambasadori austriak Pfendler e falënderoi ministrin Gashi për pritjen dhe e përgëzoi për e detyrën e ministrit duke i dëshiruar suksese dhe përmbushje të qëllimeve.
Ambasadori austriak theksoi se ambasada do ta mbështesë ministrinë në sferat në të cilat do të vlerësohen të interesit të përbashkët, por edhe në prezantimin dhe pjesëmarrjen e Kosovës në ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare.
Gjimnazistet dyshohet se rrahën brutalisht një bashkëmoshata...
Haziri: Gara e vërtetë në këto zgjedhje, mes Osmanit dhe Kur...
Airbus e Air France shpallen fajtore për tragjedinë me 228 v...
Bogujevci: 1.5 milion euro për restaurimin e Xhamisë `Mulla ...
Abdixhiku zotohet: Me LDK-në në Qeveri nuk do të ketë rritje...
Kurti diskuton me katër kongresistë amerikanë për rezolutën ...