Me fillimin e sezonës verore, Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka dalë me një njoftim të drejtpërdrejtë për këngëtarët, artistët dhe organizatorët e eventeve, duke i kujtuar për detyrimet e tyre ligjore në raport me tatimet.
“ATK njofton të gjithë artistët, këngëtarët, organizatorët e eventeve dhe subjektet e përfshira në ofrimin e shërbimeve argëtuese, se janë të obliguar të përmbushin detyrimet e tyre tatimore në përputhje me legjislacionin në fuqi”, thuhet në njoftimin zyrtar të publikuar nga ATK.
Sipas këtij institucioni, aktivitetet e intensifikuara gjatë verës nuk përjashtojnë askënd nga përgjegjësitë ligjore.
“Kjo periudhë e intensifikuar e angazhimeve artistike nuk përjashton askënd nga përgjegjësitë ligjore. Pagesa e tatimeve është obligim ligjor”, thuhet më tej në njoftim.
ATK gjithashtu bën thirrje për deklarim dhe pagesë të rregullt të të ardhurave për të shmangur ndëshkimet ligjore.
“Ftojmë të gjithë të deklarojnë dhe të paguajnë të ardhurat në mënyrë që mos të bëhen pjesë e ndëshkimeve tatimore”, përfundon njoftimi./Arbresh.info/
S’u kthye në shtëpi pas shkollës, kërkohet ndihmë për gjetje...
Dita e Holokaustit, Ambasadorja Ziv: Antisemitizmi po rritet...
Cilësia e ajrit në Prishtinë: E moderuar
Balla: Diaspora, jo vetëm vëmendje zgjedhore, por partner st...
Ylli i Barcelonës: Ta krahasosh Yamalin me Messin është një ...
Presidenti iranian: Irani dëshiron të evitojë një luftë, Teh...