Qytetarë të shumtë kanë shkuar në zyrat e Administratës Tatimore për të dorëzuar kuponët fiskalë për të cilët janë shpërblyer.
Shkodran Hoxha kishte filluar qysh para tre muajve të mbledhë çdo kupon fiskalë pas çdo blerje që kishte bërë, pasi dëgjoi se mbledhja e tyre do të shpërblehej në para. Ai një shumë prej rreth 500 eurosh e dorëzoi në zyrën e Administratës Tatimore, raporton KTV.
Se vendimi nga Ministria e Financave për të shpërblyer me para të gjithë që do të mblidhnin kuponë fiskalë ka rritur vetëdijesimin dhe interesimin te qytetarët, ka treguar edhe zëdhënësja e Administratës Tatimore të Kosovës, Valentina Bytyçi-Sefa.
Ajo theksoi se presin që ditët në vazhdim të rritet edhe numri i qytetarëve, derisa ka sqaruar se para se t’i dorëzojnë kuponët fiskalë duhet të plotësojnë një aplikacion me të dhëna personale, i cili është në faqen zyrtare të ATK-së, transmeton Koha.net.
Qysh nga muaji prill, ministri i Financave, Abdullah Hoti, pati marrë vendim që mbledhja e kuponëve do të shpërblehet.
Kurti: Sulmi ndaj kanalit Ibër–Lepenc ishte përpjekje e qëll...
Pas gati një dekade, Aridon Bllaca largohet nga Gjilani
Go+ Peja rikthen në skuadër basketbollistin Fatlind Shoshaj
Tronditet Cyrihu: Vritet 71-vjeçarja nga Kosova, tre persona...
“Operacioni fshesa” tek Llapi, largohen tre lojtarë
Leonid Berisha gati për sfidën e radhës, përballet me grekun...