Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka nisur sot një aksion terreni në qytetet e Mitrovicës dhe Drenasit, me qëllim identifikimin e bizneseve të regjistruara dhe promovimin e barazisë tatimore në treg.
Gjatë këtij aktiviteti, ekipet e ATK-së kanë vendosur stikera njoftues në bizneset që janë të regjistruara, për t’i dalluar ato nga subjektet që nuk i përmbushin detyrimet tatimore.
Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, Mentor Hyseni, tha se ky aktivitet ndihmon të dallohen bizneset që veprojnë në mënyrë të ndershme.
“Ky aktivitet na ndihmon të dallojmë bizneset që veprojnë në mënyrë të ndershme nga ato që shmangin detyrimet tatimore. Vendosja e stikerëve tregon qartë se cilat biznese janë të regjistruara dhe lehtëson identifikimin e tyre nga qytetarët. Ftoj të gjithë qytetarët që të raportojnë për çdo biznes të dyshuar për mosregjistrim përmes Platformës së Denoncimeve në faqen zyrtare të ATK-së: https://crmm.atk-ks.org/sq/Public/WantToReport.”, thuhet në njoftimin e ATK-së
Ky aktivitet është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të ATK-së për të ndërtuar një ekonomi të drejtë, transparente dhe konkurruese, ku puna e ndershme vlerësohet dhe mbështetet.
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...