Departamenti për Mbledhjen e Borxheve i Administratës Tatimore ka ndërmarrë sot aksion te 18 subjekte afariste me borxhe tatimore në vlerë prej 1.6 milionë euro, ku përmes procedurave të konfiskimit ka inkasuar borxhe tatimore në vlerë rreth 820 mijë e 101 euro, ndërsa pjesa tjetër e borxhit do të paguhet me këste.
Ky aksion ka rezultuar pas zbatimit të të gjitha procedurave paraprake për mbledhjen e borxhit dhe thirrjes së vazhdueshme ndaj këtyre tatimpaguesve që t’i kryejnë me kohë obligimet tatimore.
“Aksione të ngjashme do të ketë edhe ditëve në vazhdim tek të gjithë tatimpaguesit, të cilët nuk i kryejnë obligimet tatimore sipas kërkesave ligjore”, thuhet në komunikatën e ATK-së.
Tutje ATK-ja iu ka bërë thirrje të gjithë tatimpaguesve që t’i kryejnë me kohë dhe saktë obligimet tatimore, në mënyrë që të mos bëhen objekt i aksioneve të tilla./arbresh.info/

Dosja e Prokurorisë Speciale zbulon një skemë ku ishte i pëf...
Zbulohen tre opinionistët e Ferma VIP
“Çdo Bajram shkoj në Kosovë vetëm për hir të nënës”, hoxha z...
Rudolph: Kosova dhe Gjermania ndajnë përkushtim për lirinë d...
Ministri izraelit bën thirrje për aneksimin e jugut të Liban...
Aksidenti te rruga UÇK në Prishtinë, policia jep detaje