Administrata Tatimore e Kosovës nga hulumtimi i UNDP-së del të jetë një ndër institucionet më perceptim të korrupsionit më të ultë.
Së fundi UNDP ka publikuar raportin i cili ka të bëj me shkallen e korrupsionit në institucione, në të cilin është e përfshirë edhe Administrata Tatimore e Kosovës.
Sipas një komunikate të ATK-së, në këtë raport thuhet se ka rënë perceptimi i qytetarëve për korrupsion në ATK, nga 32.5% në 17.4%.
“Indikatorët të cilët kanë ndikuar në përmirësimin e këtij perceptimit të qytetarëve ndaj Administratës Tatimore, janë shumë aktivitete të zhvilluara si: hetimi i gjitha pohimeve për shkelje të kodit të etikes dhe mirësjellje për zyrtaret e ATK-së, marrjen e masave disiplinore për shkeljet e identifikuar, pezullimi i të gjithë zyrtareve të ATK-së, për të cilët është ngritur aktakuzë, dërgimi i të gjitha rasteve me elemente penale në organe kompetente, rritjen e llogaridhënës dhe transparencës, menaxhimin e linjës online 0800-80-800 dhe dhjetë 10 kutive të vërejtjeve në terë Kosovën, trajnimi i stafit për Kodin e Etikes dhe kundër korrupsion, menaxhimi i konfliktit të interesit, si dhe bashkëpunimi me institucionet të cilat kanë për qëllim luftimin e korrupsionit, përfshire edhe ato jo qeveritare”, thuhet në komunikatën e ATK-së.
Përmbledhja e Pulsit Publik, ofron një vështrim konciz të treguesve kyç të matur nga anketa Pulsi Publik. Ndër të tjera, kjo anketë mbledhë të dhëna lidhur me mendimet e qytetarëve për institucionet e Kosovës, me fokus në çështjet politike, ekonomike, të sigurisë dhe ato zhvillimore. Edhe në anketat tjera për vlerësimin e nivelit të korrupsionit, siç është rasti me SELDI ( Southeast Eurpean Ledaership For Develpoment and Integrity) ATK-ja rangohet me perceptim me të ultë për korrupsion krahasuar me të gjitha administratat tatimore në regjion.
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës
Teherani refuzon propozimin e SHBA-së për armëpushim 48-orës...