Administrata Tatimore e Kosovës sot shënon 26-vjetorin e themelimit me një ceremoni të veçantë.
Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) u themelua më 17 janar 2000, nën drejtimin dhe administrimin e UNMIK-ut. Drejtori i parë i ATK-së ishte një ndërkombëtar, i angazhuar nga një kontraktues i USAID-it. Në periudhën nga tetori 2001 deri në shkurt 2003, ATK u udhëhoq nga bashkëdrejtorë – një përfaqësues i USAID-it dhe një vendor – të cilët ndanin përgjegjësitë drejtuese.
Më 18 shkurt 2003, autoriteti për Administratën Tatimore kaloi nga UNMIK-u te Ministria e Ekonomisë dhe Financave, ndërsa detyrën e drejtorit të ATK-së e mori një drejtues vendor. Që nga ajo kohë, ATK ka funksionuar si një organizatë autonome, e menaxhuar plotësisht nga qytetarë të Kosovës, me mbështetje këshilluese dhe teknike nga donatorë ndërkombëtarë, kryesisht USAID, Bashkimi Evropian dhe FMN.
Gjatë historikut të saj relativisht të shkurtër, ATK ka ndërtuar një strukturë organizative funksionale, e cila në masë të madhe është në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare. Legjislacioni tatimor i Kosovës është vlerësuar si transparent dhe në harmoni me standardet ndërkombëtare, si nga FMN-ja ashtu edhe nga Komisioni Evropian.
Megjithatë, pavarësisht progresit të arritur dhe asistencës së vazhdueshme, ATK ka ende hapësirë për përmirësim, me synimin që të shndërrohet në një administratë tatimore moderne, efikase dhe një institucion udhëheqës shtetëror në Kosovë.
Administrata Tatimore e Kosovës është agjenci ekzekutive që vepron në kuadër të Ministrisë së Financave./rtk
Gjenerali Bashkim Jashari pritet me duartrokitje në Gardën K...
Ukrainës po i mbarojnë armët/ Zelensky: Nuk kemi raketa për ...
Rama: Arsimi profesional do të ketë standarde të reja, konvi...
Osmani: Skënderbeu, shpata e lirisë dhe simbol i përjetshëm ...
MPB nis fushatë informuese në pikat kufitare dhe në Aeroport...
Të hënën nis gjysmëvjetori i dytë në Fushë Kosovë