Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj, në një konferencë për medie ka thënë se janë tejkaluar objektivat që kishin vënë si ATK.
Ai ka thënë se gjatë gjashtë muajve të këtij viti kanë mbledhur 50 milionë euro të hyra më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Ai ka theksuar se janë zhvilluar mbi 14 mijë inspektime të ndryshme.
“Kemi tejkaluar objektivat tona të të hyrave tatimore. Indikator kyç i performancës janë të hyrat tatimore. Gjatë këtyre 6 muajve kemi mbledhur 50 milionë euro më shumë të hyra se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Janë zhvilluar mbi 14 mijë inspektime të ndryshme dhe si rezultat i kësaj kemi një tatim shtesë. Nuk është se i mburremi identifikimit të rasteve të tilla por është një parandalim i shmangieve nga tatimi”, ka thënë ai, raporton eo.
Të hyrat rrodhën nga tatimet me 473.3 milionë euro, që krahasuar me periudhën e njëjtë vitin e kaluar ka rritje për 50.1 milionë euro, si dhe kontributet pensionale janar-qershor që ishin 147.8 milionë euro e që bashkë përbëjnë 621.1 milionë euro të hyra në ATK.
Çfarë kanë të veçantë njerëzit e lindur në muajin dhjetor?
SHBA dhe Ukraina diskutojnë për armëpushimin, para samitit e...
Parashikimi i motit për të dielën
Aksident i rëndë trafiku në autostradën Gostivar–Tetovë, tet...
Trepça triumfon bindshëm në Therandë, fitore edhe për Borën
Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën 40-vjeçari