Administrata Tatimore e Kosovës përmes një njoftimi thotë se ka lansuar projektin për Kreditimin e TVSH-së shënon projektin e gjashtë me radhë në vazhdën e projekteve për përmirësimin e përmbushjes tatimore.
Sipas tyre përmes këtij projekti planifikohet të përmirësohet përmbushja tatimore e personave të tatueshëm dhe të regjistruar për TVSH, përfshirë të gjithë faktorët e përcaktuar sipas legjislacionit të TVSH-së me ndikim në kreditimin e TVSH-së.
ATK sipas planifikimeve do të kryejë aktivitete intensive me qëllim të identifikimit të personave, të cilët bazuar në dispozitat ligjore nuk deklarojnë saktë kreditimin e TVSH-së.
“Administrata Tatimore e Kosovës ka përzgjedhur të trajtoj këtë kategori të tatimpaguesve duke u nisur nga fakti se TVSH në raport me tatimet tjera është tatimi më i rëndësishëm dhe mekanizmi më me ndikim në teorinë dhe praktikën tatimore, përmes së cilit realizohet funksionimi i suksesshëm dhe i qëndrueshëm i sistemit tatimor në vend. Andaj, synimet strategjike të institucionit përmes Projektit për Kreditim të TVSH-së janë përmirësimi i përmbushjes tatimore ose rritjen e të hyrave nga TVSH, uljen e hendekut tatimor, të cilat më pas ndikojnë në rritjen e nivelit të përmbushjes vullnetare. Padyshim institucioni çdo herë merr parasysh rekomandimet e dhëna nga FMN në trajtimin e rreziqeve për industritë e selektuara”, thuhet në njoftim.
Administrata Tatimore e Kosovës, u bënë thirrje të gjithë personave të tatueshëm që të përmbushin të gjitha detyrimet tatimore të parapara me legjislacionin tatimor, pasi që në të kundërtën do të ndërmerren masat e përcaktuara me legjislacionin tatimor./arbresh.info
AAK-ja pezullon zgjedhjet e brendshme
Haxhiu njofton deputetët për dekretin e Presidentes për shpë...
SPAK identifikon 15 persona për trafikun e kokainës nga Kolu...
Flick mund të largohet nga Barcelona, mësohet arsyeja
Më shumë se 200 persona të vrarë në Liban, thotë Ministria e...
KDI kërkon qartësim nga Gjykata Kushtetuese për zhvillimet i...