Administrata Tatimore e Kosovës, ka njoftuar se në bazë të Ligjit Nr. 03/L-222 për Administratën Tatimore dhe Procedurat, tatimpaguesit duhet të regjistrojnë mallrat në stoqe në fund të vitit kalendarik. Sipas njoftimit të ATK-së, regjistrimi i tillë duhet të jetë i gatshëm më së largu deri me datën 10 Janar të vitit 2023.
“Çdo tatimpagues, pa marrë parasysh qarkullimin vjetor, përveç mbajtjes së librave dhe regjistrave të parapara me ligj, kërkohet të kryejnë regjistrimin e mallrave në stoqe në fund të vitit kalendarik.
Regjistrimi i tillë, duhet të përfundohet më, apo para datës 10 Janar të vitit vijues dhe të jetë në dispozicion për inspektim me kërkesën e Administratës Tatimore të Kosovës”, thuhet në njoftim./arbresh.info/
Gjykata cakton 30 ditë arrest shtëpiak për Agim Ademin
MSh: Shfuqizohet vendimi me të cilin është miratuar lista e ...
Paraburgim ndaj një personi në Suharekë, dyshohet për dhunim...
Siguria e lartë për Granit Xhakën në Serbi, gazetari serb: A...
Bislimi për vizat: Nga një janari qytetarët e Kosovës lëvizi...
Përmbyset kamioni në Rrugën e Kombit, vdes shoferi