Lista Serbe ka nisur sot zyrtarisht fushatën për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor. Sipas raportimeve të mediumit “KoSSev”, fushata është hapur me slogane që kërkojnë largimin e kryetarit aktual të Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, si dhe me shprehje përkrahjeje për Millan Radojiçiq.
Sloganet “Atiq, largohu” dhe “Të gjithë për vëlla Milanin” janë vendosur në muret e sallës ku po mbahet takimi me qytetarët lokalë. Ky aktivitet po zhvillohet në amfiteatrin e një shkolle në veri të Mitrovicës.
Fushata zgjedhore tashmë ka hyrë në fazën e saj zyrtare, ndërsa subjektet politike kanë filluar mobilizimin e elektoratit në prag të zgjedhjeve.
Liqeni i Shkodrës shpallet Rezervë Biosfere e UNESCO-s
Nesër Kosova-Andorra, Foda: Luajmë për fitore
Sonte PDK përmbyll fushatën zgjedhore në Sheshin “Skënderbeu...
“Roli i njeriut do të evoluojë”, eksperti tregon se a mund t...
Ardian Gjini thirrje qytetarëve: Nesër votoni për ndryshim, ...
Parandalohet futja e drogës në Burgun e Dubravës