Ministrja në detyrë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Fitore Pacolli, ka njoftuar se janë rikthyer në procedurë të gjitha rastet për Pëlqim Mjedisor në të cilat procesi i konsultimit publik nuk i ka përmbushur standardet ligjore.
Sipas Pacollit, vendimi është marrë për të garantuar që qytetarët të kenë rol aktiv në vendimmarrjen për çështjet mjedisore dhe që procedurat të zhvillohen në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Ajo ka bërë të ditur se në procedurë do të rikthehen të gjitha lëndët ku Raporti i Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis (VNM) nuk ka qenë i qasshëm për publikun ose ku nuk janë respektuar procedurat ligjore të konsultimit publik.
Pacolli ka theksuar se nuk do të lëshohet asnjë Pëlqim Mjedisor pa u zhvilluar një konsultim publik të rregullt, transparent dhe gjithëpërfshirës me qytetarët.
Po ashtu, pas përsëritjes së procedurës dhe sigurimit të qasjes në Raportin e VNM-së, operatorët ekonomikë, përkatësisht përpiluesit e VNM-së, do të obligohen të zhvillojnë forma shtesë të konsultimit publik përmes komunikimit fizik ose elektronik me përfaqësuesit e komunitetit, duke dokumentuar të gjithë procesin gjatë aplikimit ose riaplikimit për Pëlqim Mjedisor.
Sipas ministres në detyrë, ky vendim synon të rrisë transparencën, të forcojë llogaridhënien dhe të sigurojë që pjesëmarrja e qytetarëve të jetë një element thelbësor i vendimmarrjes për çështjet që lidhen me mbrojtjen e mjedisit./Arbresh.info
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...
Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajoni...
“Nëna Salë dhe gjyshi Hamit të krijuar në copa letre”, i riu...
Pas Uellsit edhe Federata e Futbollit gati për t’i hequr mbë...