Në mars të këtij viti, numri i vizitorëve vendorë dhe të huaj në hotele ishte 40 mijë e 239, prej tyre 37. 4 për qind ishin vendorë dhe 62.5 për qind ishin vizitorë të jashtëm.
Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, krahasuar me muajin mars të vitit 2024 sa ishin 39 mijë e 374 vizitorë, në marsin e këtij viti kishte rritje të numrit të përgjithshëm të vizitorëve në hotele për 2.2 për qind.
“Numri i net-qëndrimeve ishte 84 mijë e 462, prej tyre 39,7 për qind nga vendorët dhe 60,2% nga të huajt”, njofton ASK.
Numri i vizitorëve të brendshëm dhe net qëndrimet e tyre në hotele sipas rajoneve.
Sipas ASK-së, numrin më të madh të vizitorëve të brendshëm në hotele e ka rajoni i Prishtinës me 4 mijë 931 vizitorë. Ndërkaq, me net-qëndrime, numrin më të madh e ka rajoni i Pejës më 14 mijë e 562 net-qëndrime.
Numri i vizitorëve të jashtëm dhe net qëndrimet e tyre në hotele sipas shteteve prej nga vijnë.
Numri më i madh i vizitorëve ishte nga: Shqipëria, Turqia, Gjermania, Zvicra etj.
“Sa u përket vizitorëve të huaj, krahasuar me periudhën paraprake (Mars 2024) ka rritje të numrit të vizitorëve për 4.7 për qind. Në total, 25 mijë e 173 vizitorë të huaj, nga të cilët numri më i madh është nga: Shqipëria, Turqia, Gjermania, Zvicra etj”, thuhet në raportin e ASK-së.
Ministria e Mbrojtjes mohon testimin e dronit “Skifter 1” në...
“Po i mbush 19 vjeç, aq sa ishte motra ime kur vdiq ...
Rubio: SHBA dëshiron ndryshim regjimi në Kubë
Elijona shkëlqen sonte në ditëlindjen e saj, Benita i bën nj...
Çfarë i ndodh trupit tuaj kur ndaloni së ngrëni tre orë para...
Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shq...