Agjencia e Statistikave të Kosovës ka njoftuar se Qeveria e Kosovës në bazë tremujore ka shpenzuar 505 milionë euro, shkruan arbresh.info.
“Gjithsej shpenzimet e Qeverisë së Përgjithshme në TM2 2021 ishin 505.9 milionë Euro, ndërsa shpenzimet në TM2 2020 ishin 534.9 milionë Euro”, thuhet në publikimin e ASK-së.
Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë kompensimi i punëtorëve, kontributet sociale, konsumi i ndërmjetësimit dhe formimi i kapitalit bruto.
“Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë: kompensimi i punëtorëve 32.1%; kontributet sociale dhe përfitimet 27.3%; konsumi i ndërmjetëm 15.4%; formimi i kapitalit bruto 11.0%; ndërsa pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në kategori të tjera të shpenzimeve”, njofton ASK-ja.
Ndërkaq, të hyrat e Qeverisë në tremujorin e dytë kanë qenë 660 milionë euro.
“Gjithsej të hyrat e Qeverisë së Përgjithshme në TM2 2021 ishin 660.0 milionë euro, ndërsa të hyrat në TM2 2020 ishin 587.2 milionë euro”, thuhet në njoftim.
Tutje, ASK-ja njofton se pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në produkte, të cilat paraqesin 59.9 përqind të totalit të të hyrave, ndërsa pjesa e mbetur është shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave./arbresh.info/
Cili lider partie ka humbur më së shumti vota deri më tani?
Rritet numri i gjobave në trafik
Donacioni prej 25 milionë eurosh nga Emiratet Arabe për ndër...
Ftohen mbi 100 zyrtarë për intervistim, dyshohen për manipul...
Dy vëllezërit shqiptarë autorë të shpërthimit me eksploziv n...
“E godita në tavolinë,” Trump zbulon pse kishte dorën e mavi...