Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Energjisë” për muajin qershor 2024 me të dhëna për prodhimin dhe konsumin e thëngjillit, prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë, si dhe importin dhe eksportin e energjentëve të tjerë.
Përmes një komunikate për media thuhet se ka më shumë thëngjill të prodhuar në qershor 2024 sesa në qershor 2023.
Gjatë muajit qershor të vitit 2024, energjia elektrike bruto në dispozicion ishte 465.32 GËh, kurse konsumi i energjisë elektrike ishte 343.46 GËh ose 0,8% më i madh me muajin e njëjtë të vitit paraprak. Pjesëmarrja e energjisë elektrike alternative në kuadër të konsumit të përgjithshëm ishte 10,81%.
Sipas ASK-së, importi i energjisë elektrike në qershor 2024 ishte 145.55 GËh, kurse eksporti i energjisë elektrike në të njëjtën periudhë ishte 263.88 GËh (këtu janë të përfshira edhe sasia e transmisionit). Prodhimi i thëngjillit ishte rreth 620.90 mijë ton ose 27,07% më shumë sesa në muajin e njëjtë të vitit paraprak.

Asllani u kthehet golave, i teti në Bundesligën gjermane
Flamuri i Kosovës ngritet në Çikago për 18-vjetorin e Pavarë...
Rusia e vrau Navalnyn me toksinë bretkose, thonë ndërkombëta...
Washington DC e shpall si datë zyrtare 17 shkurtin, Ditën e ...
“Liria ka Emër” viziton familjen e Jakup Krasniqit në prag t...
Shqipëria paralajmëron dënime për mos deklarim të tatimeve o...