4.2 për qind shtrenjtim të çmimit kanë pësuar banesat në nivel vendi këtë vit krahasuar me çmimet në vitin 2024. Kjo qe një nga statistikat e shpalosura sot në publikimin e Indeksit të Çmimeve të Pronave Banesore nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.
Avni Kastrati, drejtor i ASK-së ka thënë se veçantia e këtij indeksi qëndron te fakti që po realizohet të parën herë dhe do të shërbejë edhe në arenën ndërkombëtare.
“Është shumë i rëndësishëm sepse përveç institucioneve qendrore e lokale, do t’ju ndihmoj edhe atyre private që merren me patundshmëritë”, ka thënë ai.
Ky indeks ka analizuar gjendjen praktike ndërmjet viteve 2018 – 2025.
“Në nivel vendi, çmimet e pronave banesore u rritën me 4.2% në tre mujorin e dytë të vitit 2025, krahasuar me tre mujorin e dytë të vitit 2024. Rajoni i Prishtinës shënoi rritje prej 6.5%, ndërkaq rajonet e tjera të vendit pati rritje më të lehtë prej 0.7%”, ka thënë Gëzim Ahmeti, zyrtar për statistika të çmimeve.
“Indeksi i çmimeve të pronave të banimit , ka një trend të rritjes prej 2018 që nisë me 100.0 ndërkaq në 2024 me 118. 1%”, vazhdoi Ahmeti.
Në anën tjetër publikimi i këtij Indeksi u përkrah edhe nga Banka Qendrore e Kosovës. “Prej mënyrës se si lëviz ky indeks shohim se a kemi rritje apo ngadalësim të ekonomisë. Pikërisht për këtë arsye është jashtëzakonisht i rëndësishëm për vlerësimin makro ekonomik të situatës dhe për neve për politikbërjes”, ka thënë zëvendës guvernator i BQK-së, Milot Cakaj./rtk
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...